Një 33-vjeçare humbi betejën me kancerin, vetëm pak ditë pasi solli në jetë një fëmijë dhe u kurorëzua në martesë me partnerin e saj.

Tracey Keers u detyrua që të sillte në jetë para kohe vajzën e saj Kyla, e cili lindi në javën e 28, pasi mjekët zbuluan se gruaja kishte kancer terminal.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Steven, të cilët kanë gjithashtu një djalë 7 vjeç, u martuan në fund të Marsit, në Spitalin Universitar James Cook, në Middlesbrough të Anglisë.

Tracey u shua në krahët e bashkëshortit të saj të dielën. 35-vjeçari tha se gruaja, e cila punonte në Universitetin Durham, u diagnostikua për herë të parë me kancer në gji në 2016-n.

Ajo iu nënshtrua mastektomisë dhe më pas kimioterapisë e radioterapisë.

Çifti kishte dashur shumë një fëmijë tjetër për këtë arsye kishte ngrirë vezët, por në Shtator, Tracey kishte ngelur shtatzënë në mënyrë natyrale, një fakt që i kapi surprizë, por që i lumturoi pamasë.

Megjithatë, lumturia e çiftit zgjati shumë pak, pasi Tracey nisi të kishte dhimbje koke dhe marrje mendsh.

Kur ishte 24 javëshe shtatzënë, mjekët i dhanë lajmin e hidhur se kanceri ishte rikthyer dhe ishte terminal.

“Ata i dhanë 3 deri në 6 muaj jetë, por Tracey nuk u dorëzua kurrë dhe vijoi të luftonte

“, shpjegoi bashkëshorti i saj Steven duke folur për “DailyMail”.

4 javë më vonë situata e Tracey u përkeqësua dhe mjekët ndërhynë duke sjellë në jetë me prerje cezariane vajzën e saj më 19 Mars.

Një javë me vonë, çifti u kurorëzua në martesë në spital.

/tvklan.al