Nga 1 Janari burgu do të jetë ndëshkimi i fundit që mund t’i jepet një të mituri. Kjo mundësohet me hyrjen në fuqi të kodit të së drejtës penale, ndërsa brenda këtij muaji do të ketë një sektor të vecantë për integrimin e fëmijëve.

“Burgimi dhe paraburgimi apo izolimi i të miturve është e fundit masë ekstreme që mund të përdoret ndaj të miturve. Duke qenë të ndjeshëm dhe të bindur se burgu është masa e fundit për ta e gjithë politika që do të ndërtojë Ministria e Drejtësisë për të miturit do të jetë ajo rehabilituese,  edukuese, integruese dhe trajtuese”.

Sipas ministres kontakti me drejtësinë është një nga sfidat me të cilën përballen të miturit sot. Prandaj synohet që për të ulur në mënyrë të ndjeshme përfshirjen e tyre në vepra të tilla të vendosen në dispozicion persona të trajnuar. 

“Struktura e mbrojtës së fëmijëve do të jetë 24 orë në 7 ditë. Për tu ardhur në ndihmë fëmijëve në situatë risku në çdo orë të ditës dhe të natës”.

Për të arritur rehabilitimin e fëmijëve që kanë kryer krime gjykatat do të përforcojnë kapacitetet për të përmbushur respektimin e të drejtave të tyre.

Klan Plus

Gazetare :Megi Fagu