Qarkullimi i mjeteve të rënda gjatë sezonit të verës do të bllokohet nga e premtja deri të dielën. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Brendshme janë duke përgatitur një udhëzim i cili do të kufizojë kalimin e kamionëve të cilët krijojnë trafik ditët e fundjavës në akset kombëtare. Konsultimi është bërë edhe me Shoqatën e Transportuesve Ndërkombëtarë, të cilët kanë kërkuar të dinë edhe oraret e kufizimeve.

“Duke vendosur nga 15 Qershori në 15 Shtator kufizim të trafikut të mjeteve të rënda në periudhat e fundjavave. Duke nisur nga e premtja përfshirë ditën e dielë trafiku i mjeteve të rënda do të ndalohet në disa segmente kryesore rrugore”.

Autoritetet shtetërore janë duke përgatitur edhe listën e rrugëve nacionale që do të ndalohet qarkullimi. Pikat kufitare dhe e gjithë vija bregdetare nga veriu në jug, përfshi dhe akset Tiranë – Durrës dhe përgjatë rrugës së Gjirit të Lalzit nuk do të jenë të aksesueshme nga kamionët gjatë fundajvës.

Tv Klan