Nëse vite më parë fëmijët kërkonin kukulla Barbi ose makina lodër si dhurata për ditëlindje, tanimë  gjërat kanë ndryshuar. Fëmijët sot duan që ditëlindjen tua zbukurojnë princeshat apo superheronjtë. Bëhet fjalë për animatorët që imitojnë personazhet e dashur të filmave për fëmijë.

 “Nga personazhet, trendi i fundit është Ana, Elsa dhe Olafi, pra filmi “Frozen”, për vajzat dhe superheronjtë për djemtë që jane Batman, Spiderman, Ironman, Hulk.”

Animatorët tregojnë për Klan Plus, se ky trend është pëlqyer shumë edhe në qytete jashtë Tiranës.

 “Shpeshherë kemi bërë dhe festa jashtë Tirane dhe shikojmë që fëmijët janë të etur, në momentin që del para tyre dhe i propozon një lojë, një kërcim, ndërveprimi ata të shikojnë në dritë të syrit dhe mezi presin.”

Fëmijët e vegjël shprehen se animatorët i japin një kënaqësi të madhe dhe se duan ti ftojnë në ditëlindjet e tyre sërish.

“Çfarë me pëlqen?  Të luajmë me ta, që të kënaqim edhe shokët e shoqet.”

Burimi: Klan Plus

Gazetare:  Xhois Kuta