Ministria e Brendshme gjermane do të ndalojë shprehimisht fotografimet me smartphone në kabinat e votimit.

Për të mbrojtur fshehtësinë e votimit duhet që në rregulloren e zgjedhjeve të bëhet shprehimisht e qartë që në kabinën e votimit ndalohen filmimet apo fotografimi , njofton revista “Der Spiegel” e cila citon burime qeveritare.

Kush nxjerr në kabinën e votimit smartfonin e tij, mund të përjashtohet prej komisionit nga votimi. Neni 33 i Ligjit Zgjedhor gjerman përcakton se votuesit duhet të votojnë në fshehtësi dhe pa u vënë re.

Në zgjedhjet presidenciale në SHBA, shumë qytetarë fotografuan në kutitë e votimit fletat e votimit dhe i postuan fotografitë në internet.

Ndër ta ishte edhe një nga djemtë e fituesit të zgjedhjeve Donald Trump. Për shkak se kjo përbënte një shkelje të ligjit zgjedhor në shetin e Nju-Jorkut , djali i Trumpit e hoqi pas pak selfie-n e tij me votën prej rrjeteve sociale./DW