Pensionistët e vetëm dhe familjet me ndihmë ekonomike do të përjashtohen nga taksa e banesës. Vendimi u mor  në komisionin parlamentar të ekonomisë. Nga ky vendim përjashtohen afro 36% të ndërtimeve në vend.

Deputetë të opozitës të cilët u larguan nga mbledhja, propozuan përjashtime edhe për kategori të tjera  si personat me aftësi të kufizuar. Kjo vendimamarrje iu ala pushtetit vendor. Vetë kryetari i komisionit Erjon Braçe u shfaq skeptik për këtë.

Si pasojë e këtij përjashtimi, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë mori një tjetër vendim. Të rrisë taksën e ndërtesës për qëllim biznesi, nga  0.15% që u propozua në fillim nga qeveria për vitin që vjen, në  0.2% të vlerës në vit. Ndryshimet  u morën gjatë votimit nen për nen të paketës fiskale 2018.

TAKSA 0.15% e VLERËS REALE

0.15%  e  5.600 000

Totali në vit  8 400  lekë

PROPOZIMI FINAL

0.2%  e  5.600 000

Totali në vit   11,200

Burimi: Klan Plus