E dashura e xhindosur e një bankieri të Wall Street bëri që ai të merrte pikërisht atë që meritonte.

Modelja me origjinë ruse Kristina Kuchma, 24 vjeç, donte të përçonte një mesazh të qartë për ish të dashurin e saj, biznesmenin Guy Gentile, se nuk ishte e kënaqur për mënyrën si kishin shkuar gjërat mes tyre.

Kuchma, e cila pretendonte se Gentile i kishte premtuar se do ta ndihmonte që ajo të niste biznesin e saj, u tërbua kur eksperti i tregtisë së lartë në New York i dha fund marrëdhënies së tyre.

Ajo i shkruante ish të dashurit të saj në një mesazh:

“Gënjeshtar! Ti më premtove se do më ndihmoje të filloja një biznes. Do të bëheshe investitori im! Mirë pra, investitor, shko te oborri pas shtëpisë se do gjesh një surprizë.”

Gentile, 41 vjeç, u kthye në shtëpi për të gjetur Mercedes S400 e tij “të parkuar” brenda pishinës.

Çmimi normal për një Mercedes S400 të 2017 është rreth 100,000 dollarë.

“Për një moment u trondita duke menduar se ajo ishte brenda në makinë. Por kur pashë që makina ishte bosh, u nxeha aq shumë sa fillova të pendohem për gjithçka që kam bërë për të.”

“Unë e doja atë vajzë, dhe po mendoja të martohesha me të. Por ajo donte vetëm paratë e mia dhe që unë t’i financoja biznesin e saj. Unë e flaka atë, ajo më flaku makinën.”

 -tha Gentile./tvklan.al