Luar Arani ishte pa dyshim, një ndër këngëtaret më të dashura vite më parë me zërin e saj rrëmbeu zemrat e publikut.

Por, prej kohësh ajo është shkëputur nga muzika. Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Luar foli për rikthimin në muzikë, teksa shtoi se nuk përjashton mundësinë e një ribashkëpunimi me kantautorin Flori Mumajesi.

“Prej 2 vitesh kam qenë në Gjermani me studime. Muzika më ka munguar shumë, kam blerë një piano andej dhe kam punuar shumë. Tani jam rikthyer. Kam shumë nostalgji. Flor Mumajesin e kam njohur në një festival fëmijësh dhe më vonë përmes babit tim. Dhe që atëherë më tha që sapo të arrishë rreth 17 vjeç do kontaktojmë dhe ashtu ndodhi. Klipi “Gjithmonë”, është xhiruar në Maqedoni, isha shumë në siklet dhe sdija as si të lëvizja.

Me Florin vazhdoj t’i ruaj marrëdhëniet. Jam e hapur për bashkëpunime dhe pse jo mund të bëjmë një bashkëpunim tjetër. Për momentin kam vtëm këngë dhe ende një album. Pas publikimit të këngës së re më kanë kontaktuar repera të huaj, por unë prap mendoj se ka nevojë për selektim. Më kanë ardhur oferta të mira dhe do ketë bashkëpunime, por ende nuk them dot emra, janë të njohur në Shqipëri dhe Gjermani. Tregu ndërkombëtar më duket shumë i arritshëm”,

tha Luar.

/tvklan.al