Sonte në mbrëmje, në programin “Jo Vetëm Modë” do të keni mundësinë që të ndiqni një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe tejet ekskluziv, në botën e avionëve privatë më të rinj dhe më të shtrenjtë në botë.

Ideatorja dhe moderatorja e programit, Floriana Garo sëbashku me stafin kanë udhëtuar drejt Floridas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të përcjellë një prej ngjarjeve të përmasave botërore, siç është panairi i përvitshëm i aeroplanëve privatë ose avionëve të biznesit, duke eksploruar kështu një botë thuajse të paprekshme nga njerëzit e zakonshëm.

Por jo vetëm kaq, “Jo Vetëm Modë” rezervon edhe shumë supriza të tjera, ndaj mos harroni të na ndiqni sonte në mbrëmje në orën 20.05, vetëm në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al