1

Programi “Jo Vetëm Modë”, që transmetohet çdo të shtunë në Televizionin Klan, tashmë është i njohur për udhëtimet dhe turet nga vende të ndryshme të Shqipërisë, por dhe jashtë saj. Por ky i radhës do të jetë padiskutim është më i veçanti!

Sot në mbrëmje, do të ndiqni një udhëtim tepër interesant, në një destinacionet më ekzotike, në Dubain si qytet qendër të biznesit, inovacionit dhe turizmit.

2

Prezantuesja Floriana Garo, së bashku me grupin e xhirimit sjell në ekranin e Televizionit Klan supriza, takime si ai me një ndër investitorët më të mëdhenj të Dubait, AbdulRahman Falaknaz, i cili mundëson një vizitë në ekspozitën “Sign and Graphic Imaging”, ku paraqiten të rejat më të fundit në fushën e printimit dhe reklamimit nga gjigandët e teknologjisë Sony, HP, Epson etj.

3

Gjithashtu do të keni mundësi të shijoni një tour të mrekullueshëm në “Dubai Sports City”, një qytet brenda qytetit dhe gjithçka atje, fushën e golfit, stadiumin më të madh të kriketit në botë, palestrën më të madhe të Lindjes së Mesme etj.

4

Po nuk ka mbaruar me kaq! Një botë përrallore, ajo e  “Dubai Garden Glow”, një park i sapo inaguruar me format nga më  interesantet, për të tërhequr turistë nga e gjithë bota.

Për më shumë, ndiqni sot në mbrëmje programin “Jo Vetëm Modë”, në orën 20.05, vetëm në Televizionin Klan./tvklan.al