JO VETEM MODE

Një program nga: Floriana Garo

Drejtor programi: Albert Dumani

“Jo vetëm modë”, është një emision lifestyle që trasmetohet në televizionin Klan çdo të shtunë në orën 20.00. Programi 60 minuta, i cili ka filluar trasmetimin e tij të parë më 16 shkurt 2013, ideohet dhe prezantohet nga Floriana Garo.

“Jo vetëm modë” ka influencë të madhe në promovimin e turizmit dhe kulturave të reja duke nxjerrë në pah destinacione turistike si dhe promovimin e vendeve të mrekullueshme të Shqipërisë. Përmes emisionit eksplorohen destinacione të reja, luksoze në Shqipëri dhe Europë si resorti “Sueno Deluxe” në Turqi, resorti “Radika” ski në Maqedoni, hoteli “Sunshine” në Greqi, hoteli “Splendor” në Dhërmi etj.

Emisioni ka special të eventeve më të fundit kulturore dhe fashion sikurse World Fashion Week në Paris, eventet nusërore të Geraldina Sposa, Miss Universe Albania, balloja vjetore presidenciale etj. Emisioni gjithashtu informon personat për aktivitete interesante për të provuar në Shqipëri si udhëtime me helikopter, kalërim, paragliding, degustim vere apo hiking në alpet shqiptare.

On Air: E shtunë 20:05 Rtrs: E diel 12:15

Publicitet