JogaNëse keni sy të lodhur dhe ju janë shfaqur rrudhat e para, duhet të mësoni se ekziston dhe Joga për sytë.

Një metodë krejtësisht natyrale që ju relakson.

Nëse bëni Joga për sytë nuk keni arsye që të aplikoni botoks me kalimin e kohës për të pasur sy të bukur dhe pa rrudha.

“Teknika që përdoret është një kombimin i ushtrimeve të shikimit, dhe masazhe relaksuese. Është një lifting natyral”, shpjegon ekspertja e bukurisë Danielle Collins gjatë një interviste për “Cover Media”.

“Trupi ynë ka nevojë për ushtrime të rregullta për të qendruar i tonifikuar, e njëjta gjë vlen dhe për fytyrën tonë, për 57 muskujt e fytyrës, përfshirë dhe ato të qafës.

Me trajtime të rregullta lëkura bëhet më e tendosur, duke shmangur në këtë mënyrë rrudhat”, thekson Daniele Collins.

Mjaftojnë vetëm 20 minuta për të mbaruar 18 ushtrime, 10 minuta për pjesën e përparme të fytyrës dhe 10 të tjera për pjesën e pasme.

Në pjesën e syve mund të bëhet një ushtim, duke i mbajtur gishtat në formën e shkronjës V dhe duke masazhuar për disa minuta pjesën e syve.

Kjo lloj Joga jo vetëm relakson sytë, por edhe i mban ato më të bukur.

tvklan.al