Leonardo Di Caprio ka kaluar në një rrugë të vështirë për t’u bërë një prej yjeve të kinemasë. Tani që ai është një prej pretendentëve kryesorë për të marrë çmim “Oscar” që i është mohuar gjithë këto vite, Leo është kryefjala e botës së kinematografisë.

Ka qenë aktori Johnny Deep i cili gjatë festivalit të 31, të filmit në Santa Barbara është shprehur se ai e ka torturuar Leonardo Di Caprion, kur Leo ishte ende një aktori i ri.

Deep tregoi se ai ishte sjellë shumë keq me Di Caprion, në atë kohë 19- vjeç, gjatë periudhës që punonin në shesh xhirrimin e  filmit “What’s Eating Gilbert Grape”.

depp

“Ishte një periudhë e vështirë për mua, ai film, për disa arsye. Leo fliste gjithë kohën për video-lojërat e tij. E kam torturuar atë, me të vërtetë e kam bërë”, – u shpreh Deep .

Ylli i “Piratëve të Karaibeve” tha se ai e respekton shumë Di Caprion i cili ka punuar shumë fort për atë film./tvklan.al