1Aktori Johnny Depp ka surprizuar të gjithë të pranishmit kur është ngjitur në skenë për të luajtur në kitarë dhe shoqëruar mikun e tij, Marilyn Manson gjatë një koncerti.

Këngëtari i muzikës Rock, ka qenë këtë fundjavë në Brisbane, Australi dhe në këngën e tij të fundit, aktori 51- vjeçar e ka shoqëruar në kitarë.

Kjo nuk është hera e parë që Johnny Depp shoqëron mikun e tij, Marilyn Manson teksa këndon.

Aktori ka deklaruar disa herë se kitara është pasioni i tij dhe se në moshë të re ka qenë pjesë e një bande Rock-u.

tvklan.al