Johnny

Aktori Johnny Depp ka deklaruar se ende nuk e di çfarë i pëlqen më shumë tek bashkëshortja, pasi sipas tij ajo është perfekte.

Në një intervistë për E! News, Depp ka thënë se lidhja e tij me Amber Heard është e veçantë dhe se e dashuron atë marrëzisht.

Gjëja e parë që më ka pëlqyer tek ajo është se dëgjon Blues. Unë luaj një këngë të vjetër të kësaj rryme dhe ajo e njeh, ka thënë 52 – vjeçari.

Amber është e shkolluar. Lexuese e mirë dhe brilante, është shprehur Depp.

Jam vërtet një burrë me fat, ka përfunduar ai duke qeshur./tvklan.al