Aktori Johnny Depp nuk është rezervuar që në mes të njv shakaje të kërcënojë me vrasje Presidentin amerikan, Donald Trump.

Aktori hollywoodian  mori pjese ne Festivalin Glastonbury në Britaninë e Madhe, ku u shfaq për publikun filmi i tij, i vitit 2004 “The Libertine”.

“A mund ta sillni Trump këtu?” i kërkoi ai audiencës.

Ju e keqkuptuat plotësisht, më thoni kur ka qenë hera e fundit që një aktor ka vrarë një president? Ju drejtua Depp pas kundërshtive të publikut.

 Ylli i kinemasë pranoi se komentet e tij  do të diskutoheshin e do të ngjallnin polemika.

 Pasi përfundoi deklaratat Depp u mendua dhe kuptoi se deklarata e tij do të jetë në të gjitha mediat , menjëherë nxitoi të thoshte se ai nuk kishte insinuuar asgjë.

Por ai nuk është i famshmi i parë amerikan që aludon për vrasjen e presidentit Trump. Në Uashington, Madonna tha se ajo mendonte “të hidhte në erë Shtëpinë e Bardhe”.

/Tv Klan