10 muaj nga divorci me Brad Pitt, Angelina Jolie thyen heshtjen dhe rrëfen arsyet që e shtynë të ndahet nga bashkëshorti i saj.

Gjërat nisën të shkojnë keq në verën e vitit 2016, thotë ylli i kinemasë për revistën “Vanity Fair”. Jolie mohon se arsyet e ndarjes nga Brad Pitt ishte stili i tyre i jetës. Janë thjesht gjërat që na sjell fati përpara, tha ajo.

Më tej, aktorja hollivudiane rrëfen se kjo ka qenë periudha më e vështirë e jetës së saj, në veçanti në marrëdhënien me 6 fëmijët. Ata duhet të kuptojnë se gjithçka shkon mirë, edhe atëherë kur kjo nuk është e vërtetë. Më mirë të qaj në dush se përpara atyre, thotë Jolie.

42-vjeçarja pranon se stresi që i shkaktoi divorci apo hipertensioni i kanë shkaktuar dobësim të muskujve të fytyrës, që i kanë provokuar paralizë të një pjese të saj. Jolie thotë se ajo po trajtohet me agopunturë për shërimin nga kjo diagnozë.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u lidhën në 2004. Ata lidhën kurorë pas 10 vjetësh, në gusht të 2014-ës. Ndarja e dy yjeve të kinemasë është cilësuar si “divorci i shekullit”./Tv Klan

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”11″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]