cifti 2Kohë aspak të mira për çiftin e famshëm të Hollywood-it, Angelina Jolie e Brad Pitt, të cilët janë fotografuar duke u zënë në ballkonin e hotelit.

Sipas “In Touch” çifti ka pasur një zënkë më 17 nëntor në ballkonin e hotelit, teksa ndodheshin në Sydney të Australisë, kur Angelina ka qenë duke tymosur një cigare, gjë që nuk i lejohet për shkak të mastektomisë së dyfishtë, për të luftuar kancerin e gjirit.

Nga fotot duket qartë se të dy bashkëshortët kanë pasur një debat të nxehtë, madje Angelina mezi i ka mbajtur lotët.

tvklan.al