JolieAngelina Jolie ka shijuar një natë me fëmijët, mbrëmjen e së shtunës në “Kids’ Choice Awards” duke shënuar kështu daljen e saj të parë në publik, pas problemeve me shëndetin.

Ajo është fotografuar e lumtur pranë fëmijëve të saj, Shiloh, 8-vjeç dhe Zahara 10-vjeç, të cilët e kanë përqafuar pas fitores së çmimit si “Shtriga më e Mirë” për rolin e saj në filmin “Maleficent”.

Aktorja 39-vjeçare ka mbajtur edhe një fjalim frymëzues gjatë mbrëmjes.

tvklan.al