Përveç detyrës si drejtore e Teatrit të Metropolit, në harkun e pese muajve Jonida Beqo i është prezantur publikut të Tiranës në disa dimensione brenda institucionit, që ajo vetë drejton.

Fillimisht si regjisore e shfaqjes “Rashomon” dhe se fundmi si aktore. Regjisorja e Teatrit të Metropolit, Armela Demaj i beson rolin e Eni Kanon drejtores së saj ne shfaqjen “Qielli i heshtur”

Edhe pse shpesh herë perzgjedhje të tilla në teatër janë bërë për të minimizuar shpenzimet, të detyruar nga buxhetet e vogla, në rastin e komedisë romantike “Qiell i heshtur” është këmbëngulur te cilësia, nisur nga e dhëna se mundësitë për të përzgjedhur nga pjesëmarrësit në audicione ishte vetëm 11, ndërkohe që në shfaqje interpretojnë 5 aktorë.

Pas “Qiell i heshtur” një shfaqje që në thelb ka luftën kundër steriotipeve për aftësinë dhe kontributin e gruas në shkence, drejtorja Jonida Beqo thote se misioni i saj është t’i tërheqë femijët e të rriturit sa më shumë drejt teatrit, edhe nëse do t’i duhet t’i presë ata te dera.

Enkelejda Mema, Tv Klan