“Love Story” nis ndryshe, Alketa Vejsiu nuk hyn vetëm në skenë

“Love Story” nisi ndryshe këtë të hënë! Nuk ishte vetëm Alketa Vejsiu që zbriti shkallët drejt skenës. Ajo shoqërohej nga drejtuesi i emisionit ditor “Love Story Talk”, Eni Shehu.

Shkaku? Si çdo njeri edhe njerëzit në botën e medias sëmuren. Kështu që Vejsiu i kishte kërkuar ndihmë Eni Shehut që ta bashkëprezantonin emisionin sepse ka ngelur pa zë se ka qenë sëmurë.

“Siç e shikoni, alketa ka ngelur pa zë, ka qenë sëmurë si të gjithë humanët e kësaj jave. Këtë javë i kërkoi ndihmë mikut të saj Enit, dhe i kërkoi të flasë pak, ta mbyllë pak gojë”, tha Alketa Vejsiu.

Nadege hapet me Kristin, i tregon rregullin numër 1

Kristi ka zhvilluar takimin e dytë me Nadege në Love Story. Fronisti është interesuar më shumë për jetën personale të konkurrentes. Kjo e fundit ka thënë se ka pasur shumë zhgënjime në jetë. Gjatë bisedës, ajo i ka treguar rregullin numër një që ka dhe që është që asnjëherë nuk i është rikthyer të njëjtës lidhje.

Kristi: Më thuaj pak ca gjëra që të kanë shokuar, kështu kam dëgjuar.

Nadege: Në jetën time apo?

Kristi: Në jetën tënde personale, intime doja të thoja.

Nadege: Nuk është çështja vetëm tek e qara, por në thelb ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha nga shumë zhgënjimet që kam patur. Jam si një maçok, besoj se jam në jetë numri shtatë. Nuk duhet të më… Don’t fuck me up!

Kristi: Si e gjen kurajon të thuash ok? I fucked up!

Nadege: Asnjëherë nuk i jam rikthyer të njëjtës lidhje, ky është rregullim im numër një.

“Albioni ende i infektuar nga virusi i xhelozisë”, çfarë po ndodh me Dean në Prishtinë?

Dea dhe Albioni, çifti i parë që doli nga Love Story po jetojnë historinë e tyre të dashurisë në Prishtinë. Ata kanë 2 javë e gjysmë që jetojnë bashkë. Çifti ka treguar disa “copëza” nga jeta e tyre në kryeqytetin e Kosovës.

“Kjo është shtëpia jonë. U bë 2 javë e gjysmë që jetojmë këtu. Po përpiqem që të ambientohem. Është shumë ftohtë. Ditën e parë që kam ardhur rrija si e shushatur. Albioni është ende i infektuar nga virusi i xhelozisë. Shpresoj që të shërohet nga ky virus i keq që e ka kapur”, tha Dea.

Ajo tregoi se është surprizuar nga Albioni pasi i bën punët e shtëpisë. “Ndonjë enë e lan”, u shpreh Dea. Ndërkohë Albini tha: Më shumë të rri unë gati se ti mua.

“Po mundohem me ambientu Dean dhe si me ushqim mundohem që ta ambientoj dhe të mos jetë e mërzitur. Po jap maksimumin për të”, u shpreh më tej.

Të dy treguan se po dalin shëtisin dhe po njihen me miq të rinj dhe familjarët e Albionit. Ata pranuan se mes njëri-tjetrit kanë pasur zënka dhe grindje të vogla, por mundohen që çdo gjë ta sheshojnë në funksion të lidhjes së tyre.

E “mbyti” me komplimente, çfarë ndodhi në takimin mes Klosaidit dhe Katerinës

Katerina ka zhvilluar një prej takimeve të saj këtë javë me Klosaidin. Konkurrenti kishte vendosur që ta dërgonte në një vend ku gatoi pica për të.

“E kam bërë në formë zemre”, u shpreh Klosaidi, i cili më tej shtoi se për fronisten është i gatshëm që ta lerë fare futbollin. Takimi mes tyre ishte i mbushur plot me komplimente nga ana e Klosaidit.

Ky i fundit tregoi se që prej moshës 19-vjeçare kam jetuar jashtë shtetit dhe është mësuar që të jetojë vetëm. Po ashtu ai foli për të kaluarën e tij ku tregoi se ka qenë në një lidhje me një vajzë dhe arsyeja pse është ndarë ka qenë se ka gënjyer.

“Ne jemi ndarë pa komunikuar me njëri-tjetrin, pa folur pse”, tha Klosaidi.

Romina pëson aksident me makinë, kërkesa për Jonny-n: Nuk bëj dot dush me një dorë!

Romina ka pësuar një aksident me makinë. Konkurrentja është paraqitur në takimin me Jonny-n me një fasho pasi kishte dëmtuar shpatullën.

Gjatë bisedës me fronistin, Romina nuk ka lënë pas edhe “kunjat”.

Romina: Një aksident me makinë kur po vija për në Tiranë. Thjesht e kam shembje nga shpatulla deri tek bërryli. Do ta mbaj dhe dy-tre ditë dhe do ta heq. Është e vështirë me një dorë. Do më ndihmosh ti? Se nuk bëj dot dush me një dorë.

Jonny: Ku të shkon mendja ty. Të bëj unë pa merak.

Pas kësaj, mes të dyve ka pasur një bisedë të këndshme ku Romina ka treguar se mudn të shkojë në Gjermani për një plan afatgjatë. Ndërkohë, Jonny i kërkoi Rominës që herës tjetër ta zhvillojnë takimin e tyre në Vlorë, vendlindjen e konkurrentes. Takimi mes të dyve u mbyll me përqafime dhe puthje romantike.

Jonny “shpërthen”: Nuk kam ndjenja për ty. Eda largohet nga programi

Eda ka lënë programin e “Love Story”, pasi Jonny është shprehur se nuk ka asnjë interes për të. Fronisti u nxit për ta treguar të vërtetën, pasi siç u shpreh edhe vetë, nuk donte që të lëndonte Edën për këtë pjesë. Jonny tha hapur që interes ka vetëm për Rominën dhe Sellmën.

“Nuk kam një interes, por nuk dua ta them se më vjen keq. Kjo është e vërteta. Nuk kam ndjenja për ty. Të falenderoj shumë për respektin që ke qenë ty. Është thjehst që Jonny Pojani nuk do t’i lëndojë. Unë e kam me Rominën e kam me Sellmën”, u shpreh Jonny.

Pas këtyre deklaratave të Jonny-t, Eda është larguar nga studio. “As nga e tij, as nga ana ime nuk lindi asgjë”, tha ajo teksa përshëndetej me Alketa Vejsiun dhe Eni Shehun.

Katerina dhe Eni nuk presin, puthen që në takimin e parë

Katerina dhe Eni nuk pritën dhe qershinë mbi tortë e vendosën që në takimin e parë. Mes konkurrentit dhe fronistes, e cila ka hyrë në program së fundmi, ka pasur një puthje pasionante.

“Ishte puthje shumë emocionuese. E ndjeva që duhej të puthja, ishte shumë e bukur dhe jam i lumtur që ndodhi me ty. Uroj që të mos jetë e fundit”, u shpreh Eni.

Gjithçka ndodhi pasi konkurrenti i kishte rezervuar një surprizë Katerinës në një pishinë. Po ashtu, ata u njohën më shumë me njëri-tjetrin, ku Eni foli për të kaluarën.

“Kam qenë futbollist, tashmë merrem me modeling, merrem dhe me fitnes, së shpejti do të bëj një kurs për fitnes të mësoj njerëzit si të kujdesen për veten e tyre”, u shpreh Eni. Ndërkohë Katerina i tha nga ana tjetër se “nuk i pëlqen kur çuni kujdeset më shumë se goca”.

Katerina zgjedh sërish dy djem, për kë shkuan trëndafilat?

Katerina ftoi në takim dy djem sërish këtë të hënë. Ajo i dhuroi trëndafil Fabios dhe Enit. Me këtë të fundit, fronistja pati edhe një puthje.

Kristi i dhuroi një trëndafil Xhenit!

Ndërkohë Jonny dhuroi një trëndafil për Rominën, duke vazhduar në këtë mënyrë serinë e takimeve me të./tvklan.al