josa

Mirel Josa priste një short me kundërshtarët më të njohur në Europa League, një dëshirë edhe e tifozerisë. Ekipet italiane apo gjermane u shmangën, por edhe Sporting Lisbon, Besiktas dhe Lokomotiv Moskva nuk mund të konsiderohen më pak të rrezikshëm.

Mirel Josa (Trajner i Skënderbeut):“Tifozët do të preferonin Napoli, Lazio por këta që kemi në grup nuk janë ekipe të dobëta”.

Trajneri i Skënderbeut lajmëron që duhet të jenë me këmbë në tokë.

Mirel Josa (Trajner i Skënderbeut):“Ne do të luajmë për një përfaqësim dinjtoz”.

Synimi kryesor i Skënderbeut edhe pse nuk e quan të humbur betejën me Europën do të jetë kampionati, që do ta nisë me Kukësin, mbrëmjen e së shtunës në Korçë.

Tv Klan