Anthony Joshua do të sfidojë sot në orën 23:00 legjendën e boksit Wladimir Klitschko në duelin e peshave të rënda që do të mbahet në stadiumin “Wembely” të Londrës. 90 mijë të pranishëm pritet të ndjekin këtë sfidë, një rekord i ri shikuesish.

Klitschko kthehet në ring pas 17 muajsh mungesë. E fundit ishte dueli i humbur me Tyson Fury, disfata e parë pas 11 vitesh. Veterani ukrainas nuk do ta ketë të lehtë me anglezi Joshua, i cili nuk njeh humbje në 18 takime si profesionit. Anthony Joshua shikohet si favorit, duke parë që është edhe 14 vite më i ri se rivali Wladimir Klitschko. Gjatë peshimit ukrainasi ishte 4 kilogramë më i rëndë. Në këtë sfidë fituesi merr 3 breza botërorë.

 

Tv Klan