1

Inter fitoi në fund takimin në fushën e ekipit debutues në Serie A, Carpi. Skuadra e Mancini triumfoi me rezultatin 2 – 1. Të dy golat u shënuan Jovetic i ardhur gjatë merkatos së verës. Sulmuesi malazez është lojtari më i mirë i zikaltërve në 2 javët e para të kampionatit. Goli i Di Gaudio nuk i shërbeu shumë Carpi, që mbetet ende pa pikë.

Ne ndeshjen e luajtur ne oren 18, Roma mundi Juventusin me rezultatin 2 – 1. Futbollistët e ekipit kryeqytetas ishin të pandalshëm duke rrezikuar vazhdimisht portën e Buffon. Golat u realizuan në pjesën e dytë me autorë Pjanic dhe Dzeko. Për torinezët shënoi Dybala. Juventus është me 10 futbollistë prej minutës së 78’ kur Evra mori kartonin e dytë të verdhë. Kjo humbje është e dyta për kampionët, pas asaj të shkaktuar nga Udinese në javën e parë.

Në rezultatet e tjera bie në sy humbja 4 – 0 e Lazio në Verona me Chievo dhe barazimi 2 – 2 i Napoli me Sampdoria. Të shtunën Milan fitoi me vështirësi 2 – 1 me Empolin. Kampionati kryesohet nga Kievo qe ndiqet me pike te barabarta nga Torino, Inter, Sasuolo e Palermo.

Tv Klan