mbesa e dianes

Quhet Lady Kitty Spencer dhe është mbesa e princeshës së ndjerë, Lady Diana.

Duket se 24 – vjeçarja, ka filluar të shkaktojë dallgë në mediat britanike, sidomos pas postimit të një fotoje të saj sensuale me bikini gjatë pushimeve.

Daily Mail raporton se i ati, vëllai i princeshës Diana, Charles Spencer, është “tërbuar” nga përpjektet e vajzës së tij për të tërhequr vëmendjen.

Kitty Spencer,  e cila i përfol shumë dhe për fustanin mikroskopik që veshi në dasmën e kushëririt të saj Princit William, ka gjasa të trashëgojë aftësinë e Dianës për të rrëmbyer vëmendjen e medias./tvklan.al