Një postim shumë të veçantë dhe ndryshe, ka bërë për ditën e të dashuruarve aktori Julian Deda.

Ai ia ka dedikuar këtë ditë dy personave të shtrenjtë, siç janë babai, aktori i humori Zef Deda dhe nënës së tij, të cilët vijojnë të dhurojnë dashuri të pashtershme për njëri-tjetrin.

Aktori Zef Deda, për momentin është i shtruar në Spital dhe bashkëshortja e tij, i ka bërë një suprizë duke i dhuruara atij një tufë me lule.

“Këta janë prindërit e mi, për syrin tim janë më të mirët në botë. Këtë Shën Valentin, si asnjëherë, u detyruan t’i shkëmbenin lulet në spital, por njerëz jemi dhe kjo është pjesë e jetës. Babush ti do shërohesh, sepse mirësia dhe energjia pozitive, të cilat qenia jote i prodhon instiktivisht, janë ilaçet më të mirë që ekzistojnë. Për gjithë dashurinë që i jepni njëri-tjetrit edhe ne, gëzuar. Ju dua shumë!”, shkruan Juli, që ashtu si i ati ka trashëguar humorin, por dhe një zemër të madhe./tvklan.al