Julia Roberts, “Gruaja me e bukur” e 2017-ës

Në moshën 49-vjeçare Julia Roberts shpallet gruaja më e bukur e vitit 2017 nga revista “People”.

Kjo është hera e 5 që prej vitit 1991 që aktorja e famshme rrëmben çmimin prestigjoz. E para ishte kur Roberts, asokohe 23-vjeçare, kishte mbërthyer Hollivudin me interpretimin e shkëlqyer përkrah Richard Gere në filmin për rastësi me të njëjtin titull, “Gruaja e bukur”.

Nuk kam frikë nga koha që kalon, rrëfen ylli i kinemasë. Sipas saj, e rëndësishme është të plakesh me elegancë. Karriera e 49 – vjeçares, mama e dy binjakëve ka shënuar vetëm ngjitje, të shoqëruara me Oskar. Çmimi si më e bukura e vitit, një rekord absolut në Hollivud, vjen si një sukses i rëndësishëm për dikë që ka refuzuar gjithmonë botoksin dhe ndërhyrjet kirurgjikale.

Tv Klan

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*