Në hapjen zyrtare të presidencës bullgare të Bashkimit Europian, presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe kryeministri bullgar Boris Borisov konfirmuan prioritetin e veçantë që do t’i jepet integrimit europian të vendeve tê Ballkanit Perêndimor në BE gjatë këtij gjashtë mujori.

Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian:

 “Ballkanit Perëndimor duhet t’i jepet një perspektivë e qartë europiane, përndryshe do të ketë rrezik të përsëritjes së ngjarjeve të fillim viteve 90. BREXIT nuk do ketë asnjë ndikim në perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE. I takon ekipit të Komisionit të ardhshëm të Komisionit Europian nga nëntori 2019 deri në 2024 që të nxisë shtetet anëtare dhe opinionin publik tê shkojë në këtë drejtim”.

Por ajo që êshtë artikuluar qartë nga presidenti i Komisionit Europian dhe kryeministri bullgar është fokusi te ndërlidhja ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe Turqisë, që ka të bëjë me agjendën e proçesit të Berlinit.

“Eshtë e rëndësishme që ne të rrisim ndëlidhjen midis vendeve të Ballkanit, si dhe midis rajonit dhe Turqisë. Nëse duam që të ndërlidhim më mirë vendet e rajonit të Ballkanit mdiis tyre, atëherë nuk mund të flitet për shkurtim të buxhetit europian”.

Presidenti i Komisionit Europian ka thënë se ka qenë i kritikuar për deklaratën e tij në marrjen e detyrës në krye të Komisionit Europian, se nuk do të kishte zgjerim të BE-së gjatë mandatit aktual të Komisionit, por ai shpjegoi, se avancimi  aktual në integrimin europian i vendeve të Ballkanit nuk e lejon këtë.

Tv Klan