BieberKëngëtari Justin Bieber e ka lënë publikun dhe fansat pa fjalë, teksa është ngjitur në skenë për të surprizuar Ariana Grande gjatë koncertit të saj.

21-vjeçari ka impresionuar miken e tij, Grande kur u shfaq papritur në skenë, në koncertin e kësaj të fundit në Miami, Florida.

Bieber performoi këngën e tij të njohur “All That Matters”.

Dalja e yllit të Pop-it ishte rikthim pas një mungese të gjatë në skenë.

tvklan.al