justin timberlake okkKëngëtari i suksesshëm, Justin Timberlake  është treguar mjaft bujar me stafin e kamarriereve në një club nate në Këln të Gjermanisë.

Sipas “The Sun”, këngëtari, përveçse i ka kënqaur me praninë e tij, ai i ka lumturuar kamarrieret  edhe me një bakshish të majmë, plot 2450 paund.

Kamarrierja Nina Blum që ka “përfituar” një shumë të hollash është shprehur se ishin habitur shumë me këtë xhest të këngëtarit.

Këngëtari 33-vjeçar ishte i ftuar në clubin “Crystal” në Këln dhe ka ndenjur aty deri në orët e para të mëngjesit.

tvklan.al/M.Sejdini