justiJustin Timberlake ka bërë publike foton e parë të djalit të tij Silas Randall Timberlake, duke e postuar në Instagram.

Vetëm një javë pas ardhjes së fëmijës së tyre të parë, 34 – vjeçari Timberlake, postoi një foto të bashkëshortes Jessica Biel sëbashku me djalin duke shkruar: “Timberlakes janë gati”.

I porsalinduri është veshur me një triko të vogël të Memphis Grizzlies, për të mbështetur ekipin e preferuar të babait.

33 – vjeçarja, Biel dukej rrezatuese me djalin në krah. Çifti ka planifikuar që ta rrisin djalin në Montana, larg nga Hollywood-i.

tvklan.al