justin timberlakeBashkëshortja e këngëtarit të famshëm Justin Timberlake, Jessica Biel është 3-muajshe shtatzënë.

Çifti ende nuk ka konfirmuar zërat që qarkullojnë së fundmi, por një koment I drejtorit të revistës “InStyle”, Ariel Foxman në rrjetin social “Instagram” konfirmon zërat se Jessica tashmë është shtatzënë dhe së paku 3-muajshe.

“Urime Jessica për pritjen tëndë të ëmbël, mezi pres të shikoj transformimin tënd” – ishte komenti I Foxman, poshtë një fotoje të Jessicas.

Aludimet për shtatzaninë e Biel nisën disa javë më parë, kur ajo u fotografua nga paparacët me një këmishë më të gjerë se zakonisht.

Justin Timberlake dhe Jessica Biel kurrorzëuan lidhjen në martesë në vitin 2012.

M.S