Juventus – Cagliari është ndeshja hapëse e Serie A. Kampionët në fuqi do të kërkojë të tregojë se janë ende pretendentë edhe pse ekipe të tjera si Milani, Inter por edhe skuadrat kryeqytetase si dhe Napoli do të garojë fort për titullin.

Futbollistët e Juventusit janë këshilluar nga trajneri Allegri që këtë sezon ta nisin jo me mendjemadhësi. Kjo do t’i dëmtonte objektivat e tyre. Një shenjë për këtë ndoshta është edhe Superkupa e Italisë të cilën Juve e humbi ndaj Lazios.

Duhet të ndjekim shembullin e Realit të Madridit, të asaj skuadre për të cilën ne nuk treguam respekt në Kardif, sepse ndiheshim favoritë dhe na mundi. Por ata, edhe pse me shumë kampionë të mëdhenj, na respektuan, na vlerësuan dhe në fund shfrytëzuan me qetësi mendjemadhësinë tonë dhe na mposhtëm. Ne duhet të ndjekim shembullin e Realit nëse duam të pushtojmë Europën.

Në krahun tjetër, Cagliari vjen në këtë duel me shumë lojtarë të rinj, por i angazhuar për të mos dalë pa pikë nga “Allianz Stadium”./Tv Klan