Juventus u kualifikua për çerekfinalet e Kupës së Italisë pasi mundi 3 – 2 Atalantan.

Dybala, Manxhukiç dhe Pjaniç me penallti thyen Etrit Berishën. Atalanta shënoi në të ’72 dhe në minutën e ’83, por ishte e pafuqishme të barazonte rezultatin.

Tashmë Juventus do të presë fituesin e sfidës Milan – Torino. Në të dy rastet do të jetë një ndeshje interesante.

Më herët, Fiorentina fitoi me Chievon dhe do të ndeshjet me Napolin në çerekfinale.

Tv Klan