Juventus është kthyer te fitorja pas hapit fals me Xhenoan. Skuadra kampione në fuqi mundi Atalantën me rezultatin 3 – 1. Bergamaskët e ndjenë mungesën e Berishës në portë.

Shqiptari është i dëmtuar dhe në vend të tij luajti Sportielo.

Kjo fitore e mban Juventusin 7 pikë nga Romës, që ende duhet të luajë derbin me Lacion të dielën.

Java e 15 e Serisë A u hap nga takimi Napoli – Inter, që u fitua me rezultatin 3 – 0 nga skuadra e Hysajt./ TV KLAN