juventusMarshimi i Juventus nuk po njeh pengesë. Ekipi torininez ka arritur fitoren e 11-të radhazi. Në fushën e Cagliari ekipi i Antonio Conte ka triumfuar me rezultatin 4 – 1. Fillimisht kanë shënuar vendasit, por goli i Llorente ka mbyllur në barazim 1 – 1 pjesën e parë. Pas pushimit loja e Juventus është gjallëruar dhe hyrja në lojë e Marchisio ka dhënë rezultat. Bardhezinjtë kanë shënuar 3 herë brenda pak minutave lojë.

Me këtë fitore Juventus ruan diferncën prej 8 pikësh me Roma që ka mundur Genoa me rezultatin 4 – 0. Shënues në këtë takim ka qenë edhe kapiteti Totti që nuk festonte një gol prej më shumë se 3 muajsh.

Napoli ka mundur Verona në stadiumin “Bentegodi” me rezultatin 3 – 0. Sot në mbrëmje Milan do të luajë në fushën e Sassuolo, ndërsa java e 19 mbyllet nesër me dy ndeshje të tjera.