Juventus mori 3 pikë me Benevento e vendit të fundit, por nuk e pati të lehtë. Ndeshja e luajtur në Torino përfundoi me rezultatin 2 – 1.

Miqtë shënuan të parët Ciciretti, duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë. Në të dytën Higuain dhe Cuadrado përmbysën rezultatin në ndeshjen ku Juventus festonte 120 vjetorin e themelimit. Ky sukses e afron me Napoli që tani është 1 pikë larg.

Skuadra e Hysajt barazoi pa gola në fushën e Chievo në takimin e javës së 12. Inter barazoi 1 – 1 me Torino në “San Siro”. Roma fitoi thellë 4 – 2 në fushën e Fiorentina. Kjo është fitorja e katërt radhazi për ekipin e Di Francesco. Ndeshja Lazio – Udinese u shty për një tjetër ditë, pasi reshjet e shiut rënduan gjendjen e fushës. Sot në mbrëmje Milan do të luajë me Sassuolo.

Tv Klan