Pas një kampionati të gjatë dhe me rivalitet të lartë, Juventus e siguroi matematikisht titullin kampion. Barazimi 0-0 me Romën mjaftoi për të përvetësuar trofeun për herë të 7 radhazi. Juve e ka pushtuar serinë A. Asnjë skuadër tjetër prej shumë vitesh nuk po mundet të dalë mbi të, edhe pse e rivalizon denjësisht. Zonja e vjetër regjistroi edhe një rekord, duke bërë të sajët dy trofe kupë dhe kampionat për të katërtin vit radhazi.

“Komplimente Napolit që rivalizoi një Juventus madhështor. Edhe sot fitoi me Sampdorian. Edhe në erdhëm për të fituar, por distanca ishte në favorin tonë”,

 u shpreh Allegri. Serie A ka edhe javë për të luajtur që të mbyllet sezoni.

Në Premier League, Manchester City regjistroi rekordin e mbylljes së kampionatit me 100 pikë të plota. Atëherë kur ndeshje ndaj Southampton dukej se do të mbyllej në barazim pa gola, Gabriel Jesus shënoi. Ishte minuta e ’93. Festa e Pep Guardiolas dhe skuadrës së tij ishte mjaft entuziaste edhe pse titullin kampion e kishin siguruar disa ditë më parë. 

Në La Liga të Spanjës, një shqiptar ka pjesën e tij në humbjen e parë që pësoi Barcelona. Enis Bardhi shënoi dy herë në fitoren 5-4 të Levantes në fushën e saj me Barcelonën. Ekipi vendas festoi sikur të kishte fituar kampionatin. Në fakt të realizosh një sukses të tillë ndaj skuadrës që deri në javën e parafundit të sezonit nuk kishte pësuar asnjë humbje, nuk është pak për Levanten, që gjendet në vendin e 15 të renditjes.

Tv Klan