Juventus është finalisti i dytë i Kupës së Italisë. Bardhezinjtë u mundën 3-2 nga Napoli, por u kualifikuan falë rezultatit 3-1 të ndeshjes së parë.

Elseid Hysaj luajti për 90 minuta. Golat që i dhanë suksesin Juventusit u shënuan nga ish-sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain. Argjentinasi u fishkëllye përgjatë gjithë takimit nga tifozeria vendase.

Juventusi do të ndeshet në finale me Lazion e Tomas Strakoshës, që mundi në gjysmëfinalen e parë Romën.

Tv Klan