Juventus e çon përsëri në 3 pikë diferencën me Napoli pas fitores 2 – 0 me Atalanta. Ndeshja që ishte nën kontrollin e torinezëve pati për shënues Barzagli dhe Lemina.

Ky ishte rezultati i 18 pozitiv radhazi, ndërsa Buffon e çon në 836 minuta pathyeshmërinë në portë duke qenë shumë pranë rekordit të Rossi me 929 minuta pa pësuar gol.

Inter u rikthye te fitorja. Zikaltërit mundën Palermon me rezultatin 3 – 1. Ljaic, Icardi dhe Perisic ishin shënuesit për ekipin e Mancini. Milan bie në fushën e Sassuolo.

Skuadra e Mihajlovic u mposht me rezultatin 2 – 0. Kjo disfatë vjen pas nëntë rezultatesh pozitive radhazi. Lazio barazoi me vështirësi 1 – 1 me Torino. Serie A ka edhe 10 javë deri në fundin e saj.

Tv Klan