Juventus siguroi matematikisht titullin kampion pas barazimit pa gola me Romën.

Juventusit i mjaftonte vetëm një pikë për të arritur titullin e 7 radhazi. Napoli fitoi me Sampdorian 2-0, por edhe nëse në javën e fundit të kampionatit përfundon me pikë të barabarta me Juven nuk e rrezikon, pasi torinezët kanë golavarazh më të mirë.

Pas barazimit me Atalantan, Milan u ngjit në vendin e 6 që i siguron pjesëmarrjen në Europa League. Por duhet ende të ruajë këtë pozicion në javën e fundit.

Tv Klan