Juventus ndali Napolin duke marrë kreun e renditjes i vetëm, 1 pikë i shkëputur nga ky kundërshtar.

Një sfidë e vendosur nga goli i Simone Zaza në minutat e fundit.

Sulmuesi hyri në fushë si zëvendësues i Alvaro Morata në pjesën e dytë. Goditja e tij nga jashtë zonës befasoi portierin Pepe Reina.

Deri në ato çaste mbrojtësit u treguan të kujdesshëm, duke mos lejuar hapësira.

Me këtë të fundit, Juventus vijon me fitoret radhazi, që tani janë 15, duke iu afruar akoma më shumë rekordit prej 17 triumfesh radhazi të Inter në sezonin 2006 – 2007.

Juventus me këtë sukses, edhe pse të vuajtur ndaj Napoli, tregon se është ekipi kryesor që synon titullin kampion, që do të ishte i pesti radhazi nëse arrihet.

Java e 25 e Serie A do të mbyllet të dileën ku sfida më interesante është ajo e mbrëmjes ku Fiorentina do të presë Inter në Firence.

Tv Klan