Atalanta me në portë Etrit Berishën ndali Juventus në një barazim 2 – 2 në përballjen e javës së 34. Një provë tjetër e mirë për portierin e Kombëtares disa herë shpëtimtar në goditjet e Higuain, Dybala dhe Khedira. Shënues për Juve ihste Dani Alves, ndërsa tjteri ishte një autogol i Spinazzola.

Atlanta realizoi me Conti dhe Freuler. Ky barazim e vonon festën e Juventus për titullin kampion. Në këtë sfidë ekipit të Massimilliano Allegri iu mohua një 11-metërsh. “Gazzetta dello Sport” e vlerësoi paraqitjen e Etrit Berishës me notën 7 duke e quajtur një garanci.

Atalanta e drejtuar nga Gian Piero Gasperini po zhvillon një sezon për tu vlerësuar, pasi është në kërkim të përfaqësimit në kupat e Europës.

Tv Klan