Napoli më në fund ndali Juventus. Në “San Paolo” që fërshëlleu gjatë të gjithë kohës të urryerin Higuain sfida përfundoi në barazim 1 – 1. Në fushë ishte edhe Elseid Hysaj i cili mendoi për mbrojtjen dhe sulmin. Frenoi Manzdukic të shënjestronte portën dhe krijoi aksione të rrezikshme për napolitanët. “Gazzetta dello Sport” e vlerësoi me notën 6.5, ndër më të lartat e kësaj sfide. Një fitore pa shumë mundime për Etrit Berishës. Atalanta mundi 5 – 0 Genoa duke u kthyer te suksesi jashtë fushe, për të shpresuar te një vend në kupat e Europës.

Etrit Berisha (Portieri i Atalanta dhe Kombëtares)  

U zgjuam në ndeshjet jashtë fushe dhe kjo kthesë erdhi në momentin e duhur. Kemi edhe 8 finale deri në fund.

Një barazim 1 – 1 me Milan që edhe pse vlen thjeshtë për moral i Pescara që ka pak mundësi t’i shpëtojë rënies në Serie B. Ledian Memushaj u aktivizua 85’ duke mbajtur si zakonisht shiritin e kapitenit. Mesfushori shqiptar tregoi vlerat e tij madje duke ndihmuar shokët e skuadrës me pasime në zonë. Thomas Strakosha edhe pse Lazio fitoi 2 – 1 me Sassuolo shfaqi pasiguri duke shkaktuar edhe 11-metërshin që solli golin e kundërshtarit. Humbje dhe një lojë nën mesatare e Frederik Veselit. Empoli u mund 2 – 0 nga Roma. Arlind Ajeti qëndroi në stol në barazim 2 – 2 të Torino me Udinese. 

Tv Klan