Juventus bie në fushën e Sampdorias. Një humbje 3 – 2 për ekipin e Allegrit që krijoi më shumë, por nuk mori rezultatin e kërkuar në Xhenova.

Të gjithë golat u realizuan në pjesën e dytë. Vendasit shënuan 3 herë, duke shfrytëzuar gabimet e mbrojtjes së Juventusit. Reagimi i kampionëve erdhi tepër vonë. Higuain dhe Dybala shkurtuan disavantazhin, por pa arritur të sigurojnë pikë me golat e tyre.

Napoli tani është 4 pikë larg Juventusit, ndërsa Sampdoria me këtë sukses mbetet në garë për një vend në kupat e Europës kur duhet të luajë edhe 1 ndeshje të prapambetur.

Vijojnë rezultatet negative të Benvento që humbi sfidën e radhës 2 – 1 me Sassuolon. Skuadra e Memushajt dhe Gjimshitit nuk ka marrë asnjë pikë në 13 javë kampionat. Sot në mbrëmje Inter do të presë Atalantan.

Tv Klan