Me Alvaro Moratën që nuk është se po bind trajnerin Allegri, Juventus ka nisur punën për të gjetur një sulmues të ri. Prej kohësh tashmë, emri që gjendet në listën e dëshirave të torinezëve është ai i Fiorentinës, Dusan Vlahovic. 21-vjeçari ka hyrë në 18 muajit e fundit të kontratës me ‘Vjolët’ dhe rinovimi i saj është refuzuar disa herë.

Juventus dëshiron ta zyrtarizojë që ne këtë merkato sulmuesin, me mediat italiane të cilat kanë zbuluar edhe shifrat e marrëveshjes. Duke iu referuar “Tuttomercatoweb”, bardhezinjtë i kanë ofruar deri në 7 milionë Euro në sezon, shifër tepër e lartë me 4 milionët e ofruara nga Fiorentina.

Për kartonin e Vlahovic, Juventus do të përballet me konkurrencë nga Anglia. Ekipet e Premier Ligës angleze, Arsenali dhe Manchester City kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit që këtë sezon ka qenë fantastik me Fiorentinën. Në 24 sfidat e zhvilluara deri tani, ai ka realizuar 20 gola, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt zonës së lartë të renditjes.

Klan News