Juventus – Roma edhe pse herët për të folur për titullin, por shikohet si një përballje për të vendosur se cili ekip është në formë aktualisht. Superndeshja e javës së 17 në Serie A do të luhet sot në 20:45 në Torino dhe diferenca mes të dy ekipeve është 4 pikë, me Juve në krye, ku trajneri i bardhezinjve do të qëndrojë.

Massimiliano Allegri (Trajner i Juventus)

Jemi përballë Roma, një ndeshje e që vlen, por jo vendimtare. Na duhet një rezultat për të qenë të sigurt në renditje për Kritshtlindje.

Rivali i tij Luciano Spalletti nuk do të luajë për 1 pikë në fushë kundërshtare edhe pse ky rezultat nuk mund të vendosë për kampionin.

Luciano Spalletti (Trajner i Roma)

Është një ndeshje rëndësishme për ne. Nuk do të synojmë barazimin, pasi duam të shkurojmë diferencën. Të fitonim do të jepte një shtysë të rëndësishme, por nuk është mundësia e fundit për titullin kampion.

Roma ka në përbërje, një prej shënuesve më të mirë të kampionatit Edin Dzeko dhe mburret me sulmin më efektiv në Serie A, ndërsa Juventus mbrojtjen më të qëndrueshme.

Tv Klan