Juventus nuk ndalet. Ndaj Cagliarit regjistroi fitoren e 5 radhazi me dy gola të Higuain, që i ruajnë distancën nga vendi i dytë.

Argjentinasi shënoi në fund të pjesës së parë në një ndeshje që dukej se nuk do të ishte e lehtë për Juventusin. Me fillimin e së dytës, Cagliari që nuk e kish marrë ende veten pësoi sërish nga argjentinasi, i cili iu afrua Dzekos në renditjen e golashënuesve më të mirë.

Roma i afrohet sërish vendit të parë. Fiton 2-0 fushën e Crotones. Kryeqytetasin e dominuan takimin. Në pjesën e parë Edin Dzeko humbi një 11-metërsh që u fitua nga Salah. Naingolan në fund të pjesës së parë realizoi golin e avantazhit.

13 minuta nga përfundimi i takimit, i gjendur në vendin e duhur në momentin e duhur boshnjaku Dzeko ndreqi gabimin e penalltisë duke shënuar golin e dytë.

2-0 fitoi edhe Inter në San Siro ndaj Empolit. Golat u shënuan nga Eder në minutën e 15 dhe Candreva, i cili u servir po nga Eder.

Atalanta fitoi në Palermo 3-1 duke thelluar krizën e skuadrës siciliane. Me këtë fitore skuadra e Etrit Berishës ngjitet në vendin e 5 të renditjes që do të thotë pjesëmarrje në UEFA Europa League./Tv Klan