Juventus fitoi sfidën e kreut të Serie A me Roma, duke treguar se është ekipi më në formë i momentit në Serie A. Suksesi 1 – 0 u përcaktua nga goli i Higuain në pjesën e parë.

Lojtarët torinezë e nisën në sulm dhe në minutën e 14’ argjentinasi kaloi në avantazh ekipin e Allegri. Roma, edhe pse u shfaq kërcënuese në zonën e Juventus nuk mundi të marrë pikë nga kjo përballje.

Raste të tjera shënimi patën e lojtarët e Juve, por Szczesny nuk lejoi gol tjetër.

Me këtë fitore Juventus është 7 pikë larg Roma.

Milan barazoi pa gola me Atalanta në Bergamo. Të dy ekipet patën raste shënimi, por pa sukses. Me këtë rezultat Milan qëndron në vendin e tretë në kuotën e 33 pikëve në pritje të ndeshjeve të rivalëve.

Të dielën do të luhen takimet e tjera të javës së 17 në Serie A.

Tv Klan