Juventusi fitoi bindshëm me rezultatin 3 – 0 me Barcelonën në çerekfinalen e parë të Çempions Ligës e zhvilluar të martën në Torino. Një takim i vendosur nga taktika e përdorur nga ekipi italian që shikon më pranë gjysëmfinalet. Dibala shënoi 2 gola në pjesën e parë, ndërsa Kelini vulosi fitoren.

Lojtarët e Barcelonës bënë shumë pak, pasi hasën në pengesën e mbrojtjes së Juventusit dhe barrikadës së ngritur nga portieri Bufon. Ndeshja e kthimit do të luhet më 19 prill me katalanasit që duhet të përsërisin ndeshjen me Pari Sen Zhërmenin për të besuar të kualifikimi.

Tv Klan